Zbulohet çerdhja me 13 fëmijë të trafikuar shqiptarë, arre stohet 21-vjeçari që bashkëjetonte me të mit urën greke

Një ditë më parë Policia e Kosovës, Sektori Qendror për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, të mbështetur nga zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë kanë kryer një operacion në kryeqytet ku kanë zbuluar trafikim të qenieve njerëzore.

Advertisements

Sipas policisë së Kosovës raportohet se me urdhër të gjykatës kanë kontrolluar dy shtëpi në Prishtinë, me qëllim verifikimin e informacioneve se në ato shtëpi qëndrojnë disa shtetas të huaj, të cilët mund të ishin vik tima potenciale të tra fikimit të qenieve njerëzore.

Nga njoftimi i policisë mësohet se 26 personat, mes tyre 13 fëmijë janë me nënshtetësi shqiptare. Ndërsa deri më tani është arre stuar vetëm një person, i dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën.’

Advertisements

Më tej policia ka bërë të ditur se 21-vjeçari i arre stuar është nga Shqipëria, i cili në Prishtinë bashkëjetonte me një 13-vjeçare greke.

“Policia, në ato dy lokacione ka hasur në 26 persona, prej tyre 13 fëmijë, të cilët ishin kryesisht në lidhje familjare dhe vinin nga Shqipëria.”- thuhet në njoftim.

Postimi i plotë i Policisë:

Arre stohet një i dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’

Prishtinë, 19 gusht 2020

Policia e Kosovës, gjegjësisht: Sektori Qendror për Hetimin e Trafi kimit me Qe nie Njerëzore dhe Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, të përkrahur nga zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale-Prishtinë, më 18.08.2020, me urdhër të gjykatës kanë kontrolluar dy lokacioneve (shtëpi) në Prishtinë, me qëllim të verifikimit të informacioneve se në ato shtëpi qëndrojnë disa shtetas të huaj, të cilët mund të ishin vik tima potenciale të tra fikimit me qenie njerëzore. Policia, në ato dy lokacione ka hasur në 26 (njëzet e gjashtë) persona, prej tyre 13 fëmijë, të cilët ishin kryesisht në lidhje familjare dhe vinin nga Shqipëria. Në mesin e këtyre personave është hasur edhe i dyshuari M.S. (viti i lindje 1999) shtetas i Shqipërisë, i cili ishte duke bashkëjetuar me një shtetase të Greqisë të moshës 13 vjeçare. Policia në konsultim me prokuroren e rastit ka iniciuar veprën penale ‘bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’. I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa vik timës i është ofruar strehim dhe trajtim sipas Proceduarve Standarde Vepruese të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore. Po ashtu, përmes ILEC-ut është njoftuar zyra greke në Prishtinë për shtetasen e tyre. Kurse, 24 (njëzet e katër) persona të tjerë të hasur në ato dy lokacione, janë trajtuar nga zyrtarë policorë të Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj. Të njëjtit, përmes PKK Vërmicë, janë kthyer në Shqipëri.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPak kohë më parë humbi babain, Rudina Dembacaj bën dedikimin prekës(FOTO të prindërve)
Artikulli tjetërGjysmë të zhve shura dhe me tan ga, vajzat dridhin të pas met dhe japin shfaqje në mes të plazhit(Video)