Xhaçka kthehet nga Kakavija, ”dëshpërohet” për shqiptarët në hotelin me 5 yje në Himarë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u duk tejet e pikëlluar ditën e djeshme para kamerave kur u pyet për situatën në Kakavijë dhe Kapshticë. Shkoi deri atje me helikopter, fakt të cilin e mohoi më pas me një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes, për të monitoruar situatën dhe për t’i bërë të ditur publikut që kjo s’ishte puna e saj teksa i hakërrehej pyetjeve të gazetarëve.

Advertisements

Mesa duket këtë trishtim, Xhaçka ka vendosur ta ndiejë në një vend luksoz, ku fjetja bëhet në suita dhe pjatat kapin vlerë marramendëse. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa foto të saj. Ai shkruan se ajo është fotografuar në një hotel me 5 yje në Himarë, shoqëruar me disa nota ironie.

Berisha shkruan: Ndrikull Xhaçka nga Kakavia kthehet dhe shpreh pikellimin e saj ne Hotelin me pese yje ne Himare. Foto tregon se respekton fort edhe distancen sociale! sb

Advertisements

Prej katër ditësh tashmë mijëra qytetarë shqiptarë presin në radhë për të kaluar kufirin me Greqinë, pasi kjo e fundit kërkon testimin e detyrueshëm për secilin në kufi, dhe punon me staf të kufizuar. Vargu i makinave ka shkuar deri në 25 kilometra, ndërkohë disa prej qytetarëve kanë 2 apo 3 ditë që presin në radhë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVjen lajmi i mirë për vendin tonë, ja shteti që ka hapur kufijtë me Shqipërinë sot
Artikulli tjetërTra gjike! Situata e rëndë në Kakavijë, ambulanca përp las për vde kje një fëmijë