Vijon kaosi në Kakavijë/ Radha e makinave shkon në 25 km, kalojnë natën e katërt në rrugë

Vijon kaosi në pikën kufitare të Kakavijës. Mëngjesin e sotëm, në këtë pikë doganore radha e makinave ka shkuar në 25 km, duke arritur kështu deri në fshatin Grapsh.

Advertisements

Udhëtarët kanë kaluar natën e katërt në rrugë. Shkak i kësaj situate është bërë mbyllja e turnit nga pala greke, dje në orën 22:00. Që prej kësaj ore dhe deri mëngjesin e sotëm, gjithçka ndaloi në Kakavijë.

Kaosi në Kakavijë vijon prej 4 ditësh, ndërsa shteti shqiptar ende nuk i ka dhënë zgjidhje situatës. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperaturë të larta. Disa persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Dje, MPEJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke dhe do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet. Ata u shprehën se ishin në bisedime me palën greke për zgjatjen e orarit të punës, por bisedimet dështuan. Vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, u shpreh se kush nuk e ka me ngut udhëtimin në Greqi, të kthehet.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU infektua me Covid-19, Sara Hoxha tregon eksperiencën e keqe dhe pasojat
Artikulli tjetërSkënder Brataj flet për vaksinën më premtuese: Ka mbërritur në fazën e tretë, ja çfare thote për Rusinë