Veliaj u kthehet komentuesve që nuk e besojnë për infektimin: U nxiva se kam qenë në terren, shpresa juaj është që të vd esë kundërshtari

Erion Veliaj, kreu i Bashkisë së Tiranës ka treguar se ditët e izolimit në shtëpi kanë qenë të vështira. Në një intervistë për Fax News, kreu i bashkisë ka treguar se gjatë ditëve që ishte i infektuar me COVID-19, ka humbur një pjesë të shikimit.

Advertisements

“Kisha një këputje, isha i paaftë të bëja një fjalim qoftë edhe virtual për Këshillin Bashkiak. Të humbet shija, nuhatja, më humbi dhe një pjesë e shikimit, janë simptomat që të bëjnë të kuptosh se je duke kaluar COVID-in”, u shpreh Veliaj.

Sa i përket, akuzave se ka mashtruar për infektimin, dhe se komentuesit thonë se ka qenë në plazh, kryebashkiaku u shpreh se këta të fundit e kalojnë jetën duke sharë të tjerët.

Advertisements

“Shiko nuk kam bërë një gjë në jetën time që të mos jetë komentuar. Unë besoj se secili prej nesh lë një gjurmë, dhe nuk mund ta kalosh jetën tënde duke sharë të tjerët. Unë kam qenë përditë në terren, dhe padyshim që do të isha nxirë, shpresa e tyre e vetme është që të vde së kundërshtari, por një gjë ta kenë të sigurtë që nuk kam për të vde kur shpejt.”, tha ai.

Më datë 28 korrik, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin se ishte infektuar me COVID-19. Ndërkohë, një ditë më parë i tha ka fituar betejën me COVID-19 . Kreu i bashkisë theksoi se gëzon shëndet të plotë dhe se tashmë i është rikthyer punës. Po kështu, edhe gruaja e tij, Ajola Xoxa ka rezultuar negative. Ndërkohë në rrjet pati komentues të shumtë, që nuk besuan në infektimin e kreut të bashkisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShteti i tij për tu marrë shembull, mjeku suedez hedh dritë mbi të vërtetat e pandemisë dhe skandalin e numrit të vde kjeve
Artikulli tjetërNami! Preket nga COVID-19 mjekja në Berat, mbyllet edhe Agjencia e Sigurimeve Shoqërore në Kavajë