Nga Klodian Tomorri
Advertisements
Albarent është një kompani private që ofron shërbime të transportit rrugor. Pronari i kompanisë është Blendi Gonxhe, drejtori i përgjithshem i Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor.
Gjatë viteve të fundit kompania Alba Rent ka marrë drejtpërdrejtë mbi 2 milionë euro tendera nga institucionet publike qendrore apo lokale. Ndër kontraktuesit e saj rezultojnë Ministria e Jashtme, Ministria e Drejtësise, Parlamenti, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe shumë agjenci të tjera publike.
Advertisements
Pra, përmes kompanisë së tij private, drejtori i Pergjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor kanalizon paratë e buxhetit të shtetit në llogaritë e tij bankare. Asnjëri nga tenderat nuk është hetuar. Askush nuk është kujtuar për konfliktin evident të interesit.
Por Albarent nuk është mekanizmi i vetëm përmes të cilës Gonxhe thith para nga buxheti i shtetit. ATD shpk është nje tjeter kompani po në fushën e transportit. Gjatë 5 viteve të fundit ATD ka marrë mbi 6 milionë euro tendera publike.
Në faqen zyrtare të kompanise Albarent, ATD listohet si një nga partnerët më të ngushtë. Ne media, janë publikuar dokumenta, që faktojne se Albarent dhe ATD kanë asete në pronesi të përbashkët. Kjo hedh dyshime të forta se të dy kompanitë mund të kenë të njëjtin perfitues fundor, pra te njejtin pronar.
Normalisht nuk ka asgjë të jashteligjshme që dy kompani të jenë të lidhura me njëra tjetrën dhe të zhvillojnë operacione të përbashketa biznesi. Por kur pronari i njërës prej tyre është funksionar i lartë publik, atëhere rreziku që kompania tjetër të shndërrohet në trampoline korrupsioni është i lartë.
Gjatë viteve të fundit, kontraktuesit kryesor të kompanise ATD kanë qenë Bashkia e Tiranës, AKSHI, Drejtoria e Ujesjellës Kanalizimeve. Por mbi të gjitha Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, gjatë kohës që drejtor i saj ishte vet zoti Gonxhja.
Pra drejtori i Agjencise se Parqeve ka kontraktuar qindra milionë lekë nga paratë e buxhetit tek kompania partnere e kompanisë se tij. Keto janë të gjitha të dokumentuara.
Një dite më parë në Kakavije ndodhi nje trag jedi brenda dramës. Një vogëlush 10 vjeçar u përp las nga ambulanca dhe humbi jetën, pasi priste prej tre ditesh në mes të vapes për të kaluar matanë kufirit me familjen. Por teksa i gjithë oponioni publik mbeti i tro nditur, Blendi Gonxhja në mënyrë krejt çnj erëzore, nxitoi të gjente fajtorin. Ose më saktë të zhv ishte qeverinë nga përgjegjesia. Sipas tij fajtore ishte nëna e vogëlushit.
I vetmi faj i asaj nëne fatkeqe është se lindi në vendin ku drejtojne soji i Gonxhes. Ndërsa fajtori i vërtete është prokuroria. Ajo prokurori që nuk ngriti asnjë hetim të vetëm, teksa ministrat dhe drejtorët e korruptuar kanalizojnë paratë e buxhetit tek kontot e tyre private, në konflikt të pastër interesi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!