Vala e të nxehtit afrikan edhe këtë fundjavë, e hëna vjen me rënie temperaturash

Rajoni i Mesdheut është prekur nga masa ajrore te nxehta dhe të thata duke bërë që gjatë kesaj fundjave Italia jugore dhe Greqia të përjetojne vlera mbi 39 gradë celcius.

Advertisements

Për sa i përket vendit tonë do të jetë në periferi të valëve të të nxehtit afrikan, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të vendit, po ashtu do të ketë rritje të vlerave termike , ku maksimumet do të shkojnë në 38-39 gradë celcius që janë vlera 4-5 gradë më te larta se vlerat normale, informon meteoalb.

Fillim java sjell rënie të lehtë të vlerave termike si pasojë e vranësirave të pakta të cilat do të zhvillohen gjatë orëve të mesdites duke sjell rreshje të izoluara në zonat veriore dhe lindore. Ndërsa bregdeti do të mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVitamina D dhe roli i saj në largimin e yndyrës në zonën e barkut
Artikulli tjetërAlarmi i ‘The Economist’: Ballkani po mbetet pa njerëz, popullsia e Shqipërisë pritet të tkurret me 26% deri në 2050