Prej kohësh është përfolur në media se modelja simpatike, Adrola Dushi, është në një lidhje me Albin Gashin, ish-kandidatin për deputet të Lëvizjes Vetëvendosja, në Kuvendin e Kosovës.
Advertisements
Për më tepër, modelja që ka një djalë nga martesa me Adis Patushin, thuhet se ka lënë jetën e vështirë dhe plot sakrifica në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të bashkëjetuar me të dashurin e ri në Prishtinë.
Por pas lajmeve që kanë qarkulluar në portale, Adrola ka zgjedhur të tregojë një herë e mirë si qëndron e vërteta.
Advertisements
Nëpërmjet një postimi në Instastory, modelja shkruan: “Asnjëherë nuk kam reaguar mbi shkrimet e ndryshme që bëhen nëpër portale, pasi të gjithë e dimë si janë, por meqë po përsëritet shpesh e njëjta histori, detyrohem për ta sqaruar një herë e përgjithmonë: Do të flas sot për herë të parë dhe të fundit meqënëse prej muajsh, mediat po e bëjnë tërkuzë për interesa të s’di se kujt. Që prej ditës që u zhvendosa për të jetuar në SHBA, nuk e kam menduar kurrë ta lë Amerikën për ndonjë arsye… Shqipëria është vendi im dhe vij çdo vit, disa herë në vit, sepse atje kam njerëz që i dua shumë. Ditëlindjen e kam festuar vetëm me miqtë e mi të ngushtë… Të gjitha çfarë lexoni vërdallë janë pjellë e fantazisë së të tjerë njerëzve, shumë larg realitetit tim. Shëndet e të mira! Adrola”.
Thuhet se Adrola dhe 31-vjeçari janë njohur në SHBA, ku ai ka ndjekur studimet e larta, ndërsa 27-vjeçarja shkoi bashkë me djalin për të ndjekur ëndrrën e saj si modele.
androladushi (5)Kohët e fundit, raportonte “Magazina.al” disa muaj më parë, dyshja është fotografuar së bashku në Prishtinë dhe shpesh tek miqtë janë prezantuar si partnerë të vërtetë, që e kanë marrë seriozisht lidhjen mes tyre.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!