T’i vendosim apo jo?/ Dentistët: Përdorimi i maskave shkakton efekte anësore për dhëmbët

Dentistët shprehen se si rezultat i përdorimit të shtuar të maskave, si pasojë e situatës së krijuar nga virusi, një numër i madh pacientësh kanë shfaqur sëmundje të mishrave dhe aromë të keqe të gojës.
SHBA- Në një kohë që gjithë mjekët në botë po bëjnë thirrje që qytetarët të mbajnë maskën për t’u mbrojtur nga koronavirusi, vjen një lajm tjetër nga stamotologët, të cilët kanë deklaruar se mbajtja e maskës shkakton shumë efekte anësore për dhëmbët e qytetarëve.

Advertisements

Së fundmi sikurse raportojnë edhe mediat e huaja, ata shprehen se si rezultat i përdorimit të shtuar të maskave, si pasojë e situatës së krijuar nga virusi, një numër i madh pacientësh kanë shfaqur sëmundje të mishrave dhe aromë të keqe të gojës.

Dentisti amerikan, Rob Ramondi u shpreh se rreth 50 % e pacientëve të tij janë duke u ndikuar nga përdorimi i maskave të fytyrës.

Advertisements

“Ne po shohim inflamacion në mishrat e pacientëve dhe po përballemi me probleme që nuk i kemi hasur më parë.”- ka thënë ai.

Si pasojë e përdorimit të maskës, individët marrin frymë më shumë nga goja se sa nga hunda.
Ramondi u shpreh se kjo mund të shkaktojë një gojë të thatë, e cila çon në një ulje të pështymës dhe pështymë është ajo që lufton bakteret dhe pastron dhëmbët.

Gjithashtu ekspertët e Shoqatës së Stomatologëve Britanikë shprehen se një tjetër faktor që ka ndikuar në përkeqësimin e shëndetit oral lidhet edhe me dietën jo të shëndetshme gjatë periudhës së izolimit.

Burimi: TheSun

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRama nxjerr videon nga Bypassi i Fierit: Kështu do të jetë dhe ai i Vlorës apo Milot- Rrogozhinë, të mendosh që numëroheshin si të bëra
Artikulli tjetërS’i takojnë dot, por nuk i lënë vetëm asnjë çast! Familjarët e pacientëve me COVID kanë ‘merak’, flenë në oborrin e spitalit, PAMJET e njerëzve të shtrirë në bar