Makina e konsullatës shqiptare është tentuar të digjet mbrëmjen e sotme. Ngjarja është raportuar nga mediat vendase, të cilat shkruajnë se në Sleanik, një person i panjohur, është afruar pranë makinës së konsuallatës shqiptare dhe i ka vënë flakën.
Advertisements
Të njëjtat media, shtojnë më tej se autori, ende i paidentifikuar, vendosi pllaka parafine në gomën e përparme në anë të majtë të automjetit dhe më pas i vuri zjarrin.
Flakët u vunë re nga një kalimtar, i cili lajmëroi policinë. Policia e Selanikut ka nisur hetimet për të identifikuar personin dhe zbardhur ngjarjen. Një ditë më parë, konsullata u vizitua edhe nga zv.ministri i MEPJ zoti Agron Tare.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!