Takimi i shumëpritur më 2 shtator/ Përpl aset Prishtina me Beogradin, Hoti: Nuk anulohet, ja reagimi i Vuçiç

Mediet kosovare kanë raportuar ditën e sotme se ka mundësi që takimi mes Kosovës dhe Serbisë i planifikuar të ndodhë më 2 shtator, do të shtyhet.

Advertisements

Lidhur me këto zëra kanë reaguar të dyja palët, por janë deklarata që bien në kundërshti me njëra-tjetrën.

Zyra e kreut të qeverisë, Avdullah Hoti, ka mohuar se është anuluar takimi i 2 shtatorit që do të mbahet në Uashington.

Advertisements

Këshilltari i kryeministrit Hoti, Xhavit Beqiri ka thënë se nuk ka konfirmim zyrtar se ky takim është shtyrë, informon Koha.net

“Zyra e kryeministrit nuk është në dijeni për këtë anulim të takimit. Po të kishte diçka të tillë menjëherë do bëhej publike nga ana e jonë”, tha ai.

Ndërsa presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka thënë se ende nuk ka një konfirmim zyrtar por ka lënë të kuptohet se takimi edhe mund të shtyhet.

“Pres të shoh se për çka bëhet fjalë dhe ju informoj”, ka thënë ai sot para mediave në Serbi.

Nëse ky takim nuk do të mbahet më 2 shtator, kjo do të jetë hera e dytë që shtyhet për një datë tjetër.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEnca sapo i beri konfuz të gjithë ndjekësit, ka vendosur të martohet apo çfarë…?!
Artikulli tjetër‘Dobësohu pak zemër’, Ronela Hajati nuk e mendon dy herë dhe i përgjigjet ndjekëses