SMS-të e Ylli Ndroqit me Veliajn, reagon ashper Meta: Jam me Beti Njumën! Ju lutem gazetarëve të më njoftojnë kur pronarët e tyre dorëzohen para presioneve të pushtetit

Reagon Presidenti Ilir Meta pas sms-ve të publikuara nga Ylli Ndroqi që pretendonin një bisedë të tij me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, lidhur me gazetaren Beti Njuma, atëkohë drejtoreshë e Ora News.

Advertisements

Meta del krah gazetares Njuma dhe i fton gjithë të tjerët që t’i shkruajnë atij në rastet kur pronarët e tyre dorëzohen para ‘presioneve të pushtetit’.

“Si President, por edhe si qytetar, jam sot me gazetaren Beti Njuma dhe familjen e saj të lënduar nga rrugaçëria e një pushteti të pacipë dhe brutal, por edhe me të gjithë kolegët e saj të cilët shantazhohen çdo moment. Çdo shqiptar që do një media në shërbim të së vërtetës do jetë aksioner! Dhe Bordi Drejtues do jetë i përberë vetëm nga gazetarë kurajozë të cilët janë shantazhuar, kër cënuar dhe lënë pa punë nga regjimi”, shkruan Meta.

Advertisements

REAGIMI I PLOTË I METËS:

Dua sot të shpreh solidaritetin më të fortë me të gjithë gazetarët që janë në një presion brutal nga të gjitha drejtimet për shkak të tmerrit nga raportimi i të vërtetave të tyre në publik.

Tmerri nga fjala e lirë dhe pasqyrimi i së vërtetës është tipari kryesor i regjimeve kr iminale që nuk e bazojnë qeverisjen mbi votën e lirë dhe fjalën e lirë, por në mbajtjen të shtypur dhe të frikësuar të popullit të tyre.

Asgjë nuk e ndal Ndryshimin!

Madje koha e Ndryshimit ka kaluar prej 4 vitesh.

Tani ka ardhur Kohë tjetër!

Ju lutem gazetarëve të më njoftojnë që kur të gjithë pronarët e tyre të dorëzohen para presioneve të pushtetit, të themelojmë së bashku një media transparente që ta nisë Kohën e Re me Përmb ysjen e këtij regjimi të neveritshëm mediatik që turpëron çdo njeri me minimum dinjiteti.

Mos u dorëzoni para presioneve të pushtetit dhe pronarëve!

Kujtoni poezinë e Havzi Nelës dhe do i qëndroni misionit tuaj fisnik në shërbim të të vërtetave dhe popullit shqiptar që meriton të rimarrë në dorë fatet e Tij.

Si President, por edhe si qytetar, jam sot me gazetaren Beti Njuma dhe familjen e saj të lënduar nga rrugaçëria e një pushteti të pacipë dhe br utal, por edhe me të gjithë kolegët e saj të cilët shantazhohen çdo moment.

Çdo shqiptar që do një media në shërbim të së vërtetës do jetë aksioner!

Dhe Bordi Drejtues do jetë i përberë vetëm nga gazetarë kurajozë të cilët janë shantazhuar, kër cënuar dhe lënë pa punë nga regjimi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShënohet një tjetër humbje jete nga COVID-19/ Humb jetën specalisti i drejtorisë arsimore
Artikulli tjetërNuk respektuan vendimin, pronarja e restorantit të dasmave e pëson keq