Skuadra shqiptare kërkon historinë në Europa Ligë, përballë portierit plot 54-vjeç

Gjilani do të luajë ndeshjen e parë në histori të klubit në Europa Ligë, teksa ditën e sotme do të përballet me skuadrën e Tre Pene nga San Marino, në ndeshjen e raundit parakualifikues

Advertisements

Skuadra kosovare do të kërkojë me çdo kusht fitoren, diçka që do të ishte e veçantë për klubin. Megjithatë vëmendjen e të gjithëve para fillimit të ndeshjes e ka tërhequr një lojtar i Tre Pene. Këta të fundit kanë thirrur me skuadrën për ndeshjen e sotme portierin, Alfredo Çierigini.

Deri këtu çdo gjë në rregull, por nëse bën një kërkim për portierin në fjalë, zbulon se ai është në një moshë shumë të madhe. Plot 54 vjeç është Çierigini, i cili do përpiqet të ndihmojë Tre Pene për të kaluar në raundin tjetër.

Advertisements

PANORAMASPORT.AL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRihapja e shkollave, Grida Duma: Qeveria e papërgatitur, rrezikon shëndetin e fëmijëve nëse …
Artikulli tjetërArtan Hoxha nuk i ndahet Metës, publikon foton dhe ‘thumbon’ ashpër Presidentin, ja arsyeja