Radhët e gjata kilometrike në kufirin me Greqinë, Kakavijë kanë bërë që ministri i jashtëm në Detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, të telefonojë homologun e tij grek, Ioannis Varvitsiotis.
Advertisements
News 24 raporton se Cakaj ka biseduar me Varvitsiotis për lehtësimin e mëtejshëm të kalimit në kufi, ndërsa ka shtuar se situata po vijon të ndiqet nga autoritetet në mënyrë që të lehtësohet ngarkesa.
“Bisedova me Varvitsiotis për lehtësimin e kalimit. Greqia ka vendosur të kryejë teste masive. Jemi duke ndjekur situatën për të lehtësuar ngarkesën”, ka thënë Cakaj.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!