Si kishin hyrë në Kosovë testet nga Serbia në kohën e qeverisjes Kurti?

Sot po mbahet mbledhje e Komisionit Hetimor për Menaxhimin e Pandemisë, ku po raporton ish-sekretari i ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi.

Advertisements

Aty ai është pyetur nga deputetët në lidhje me ardhjen e testeve nga Serbia në kohën e qeverisjes Kurti, shkruan lajmi.net.

Bardiqi ka thënë se nuk kanë pasur kohë t’i kryejnë procedurat administrative, për shkak se janë njoftuar me vonesë për ardhjen e tyre.

Advertisements

“Ajo që ka ndodhë me testet PCR nga Serbia, ka qenë në fakt që zoti Paviqeviq si oficer i ndërlidhjes i Serbisë në Kosovë, më ka marrë në telefon dhe më ka thënë se testet janë rrugës, dhe kanë kërkuar nga unë që të organizoj sa më parë. Aty s’kemi pasur asnjë mundësi që të procedojmë me teste administravie përpos në përcjellje të policisë”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se testet kanë ardhur me makinën me targa të BE-së.

“Jemi dakorduar përmes telefonit, dhe më janë përcjellur makinat me targa të BE-së, dhe kjo i është përcjellur nga ana ime Qendrës Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka thënë tutje Bardiqi

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakReperi shqiptar i jep fund beqarisë, shikoni reagimin e te dashurës(foto)
Artikulli tjetërVendosi tanga në vend të maskës, arrestohet miliarderi