“Shtrëngoja dorën e motrës se e kisha frikë nga thellësia”/ Rike Roçi kujton udhëtimin si klandestine drejt Italisë

Rike Roçi është një nga vajzat më seksi të showbizit shqiptar. Së fundmi, ajo është bërë nostalgjike dhe ka kujtuar largimin e saj nga Shqipëria drejt Italisë përmes kanalit të Otrantos.

Advertisements

Vajza që u bë njohur, pasi mori pjesë në “Big Brother”, tregon se para 25 vitesh është futur ilegalisht në Itali. Ajo rrëfen se ka udhëtuar me një varkë, që ka kaluar në kanalin e Otrantos dhe gjatë gjithë kohës shtrëngonte dorën e motrës, pasi kishte frikë nga thellësia.

“Histori e shkurtër 25 vjet më parë, nga Shqipëria kalova në kanalin e Otrantos në mënyrë të paligjshme si një emigrante e vogël me gjithë familjen time … Unë mbaja dorën e motrës time fort nga frika e detit të thellë dhe errësirës … sot pas 25 vjetësh u ktheva me familjen time duke kujtuar atë udhëtim kaq të frikshëm … por që më bëri të kuptoj se ia vlente dhe se falë këtij udhëtimi, edhe pse ilegalisht dhe plot frikë, sot jam këtu si turist në një varkë me familjen time. Më pëlqen jeta ashtu siç e kam dashur gjithmonë, e lumtur dhe e shëndetshme … E dua Italinë dhe nuk do të ndalem kurrë së falenderuari, është vendi që më ka dhënë gjithçka”, tregon Rike Roçi në rrjetet sociale.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe 6 makina luksoze në shtëpi, kush është politikani shqiptar i dhënë pas markës së preferuar
Artikulli tjetër“Maska” e veçantë e miliarderit! Mbrohet me të brendshme grash nga COVID-19, por i ndodh e papritura