‘Shpresojmë të përfundojë në më pak se 2 vite’, OBSH krahason Covid-19 me gripin spanjoll

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp është shprehur se shpreson që pandemia e Covid-19 të ndalet në më pak se dy vite dhe të marrë fund gjatë këtyre viteve.

Advertisements

Ndër të tjera ai ka marrë si shembull gripin spanjoll, i cili filloi në vitin 1918 dhe përfundoi në 1920, pas 4 valash.

Shefi i OBSH-së tha se tani situata është ndryshe për shkak se mjekësia me teknologjinë e përparuar dhe njohuritë ka shans ta ndalë atë.

Advertisements

‘’Situata jonë tani me më shumë teknologji, natyrisht me më shumë lidhje, virusi ka një shans më të mirë për t’u përhapur, ai mund të lëvizë shpejt .Në të njëjtën kohë kemi teknologjinë dhe njohuritë për ta ndaluar atë.’’- tha Adhanom.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPlane per plazh? Mesoni si do të jetë moti për ditën e sotme
Artikulli tjetërGjendet i paj etë një person, policia jep detajet e para