Humb jetën një 68-vjeçar nga Korça në bregdetin e Vlorës.
Advertisements
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:30, në plazhin e Zvërnecit, pranë vendit të quajtur “Hunda e Plakut”.
“Shtetasi S.Dh., 68 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë është mb ytur në ujë.
Advertisements
68-vjeçari vuante nga diabeti dhe ishte i shoqëruar me të bijën prej disa ditësh duke bërë plazh në këtë zonë“.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!