“Sapo të keni shenjën e parë bëni testin”/ Mjekja i përvishet Silva Binos: Ka shumë radhë për tamponin, u diagnostikova në privat

Shefja e Departamentit të Epidemiologjise dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive Silva Bino iu ka bërë thirrje qytetarëve që sapo të kenë një shenjë të COVID-19 të bëjnë menjëherë testin. Bino thekon se hetimi dhe gjurmimi i këtij virusi kërkon një sy të stërvitur për t’u identifikuar.

Advertisements

“Këtu kemi të bëjmë me një sëmundje djallëzore pa shenja tipike specifike ku humbja e shijes dhe nuhatjes është një karakteristikë apo një sy i stërvitur mirë, njeh radiologjitë përkatëse”, shkruan Bino në një status në Facebook.

Por në këtë status të Binos, ka komentuar edhe mjekja Teuta Pipa, reagimi i së cilës ka shkaktuar polemikë me shefen e departamentit të epidemiologjisë. Pipa shprehet se në rastin e saj diagnoza u vendos pas bërjes së skanerit dhe se zinxhiri i hetimit dhe gjurmimit nuk funksionoi.

Advertisements

Mjekja thekson më tej se kontaktet e saj e diagnostikuan sëmundjen, me ekzaminim në privat. Po kështu, tamponin e bëri në ditën e pestë, pasi kishte temperaturë.

Komentet:

Komenti i parë i mjekes Pipa

Silva e dashur, une kur u diagnostikova nuk e morra vete vendimin fillimisht, pavaresisht se dr e nderuar kuruese ishte perfekt ne komunikim per trajtimin tim nje mardhenie e kuptueshme mes kolegesh, une ngrita problemin qe cdo rast qe trajtohet per pneumoni e klasifikuar Covid me edhe me tampon negativ duhet te raportohet e te ndiqet nga institucionet perkatese , kjo nuk ndodhi , pas temperatures se raportuar kontaktet e mia e diagnostikuan me ekzaminim per pneumoni ne privat dhe e bene tamponin diten e 5 pas fillimir te mjekimit pas i kishte rradhe ( une ketu nuk ankohem per veten time pasi munda te mjekohem vete edhe fale keshillave tuaja e miqve , dita te mjekoj edhe ata , por qe pati nje mangesi ne lidhje me raportimin e ndjekjen institucionale klinike sipas asaj qe kam shpjeguar me lart qe cdo rast i duhet te fete i raportuar nga shteterori apo privati tek mjeku i familjes gje qe nuk ndodhi”, shkruan mjekja, ndërkohë që Bino është justifikuar me faktin se ajo e ka zgjedhur vetë ku të trajtohet, por përsëri mjekja e ka kundërshtuar këtë fakt.

Komenti i dytë i mjekes Pipa:

“Ne ekperiencen time personale e familjareve pas meje diagnoza u vu me skaner sipas klasifikimit te CORADS 5 dhe zinxiri i hetimit e gjurmimit pavaresish profesionit tim nuk funksionoi ! Kam punuar ne poliklinike dhe shendet publik ne shkolla dhe e kemi pasur me detyrim qe nuk guxonte njeri to shkelte raportimin edhe te nje diareje 1 dirore ! Zinxhiri i raportimit ne stukturat perkatese duhet te rregullohej me ligjin e semundjeve infektive dhe te behej lidhja me strukturat shteterore e private per raportimin e cdo rasti ! E shkruajta rastin tim per te sherbuer ne menyre konstuktive per kete hallke qe eshte e rendesishme per shume arsye qe ne si mjeke i njohim i dime edhe shkeljet qe bejne njerezit e painformuar dhe pasojat per komunitetin ! Ne situate PANDEMIE dhe me kete lloj Virisi zinxhiri i keputur eshte me pasoja jetike I!! Te falenderoj per statusin Prof Silva ku munda te shkruaj keto rrjeshta per kete ceshtje ! Tjeter ; Kam shkruar here pas here edhe ne komentet e miqve te tjere dhe te autoritetit te Minisrtise qe per , rregullat e higjenes veteizolimin etj ne konsideraten time modeste eshe bere dhe behet pak per ndergjegjesimin e njerezve !!! Behet me forma te pershtateshme per grupet e ndyshme te popullates tone , jo vetem me thirrje e postera , qe duket qe nuk ka patur suksesin e pritur ! Perqafoj Teuta !.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU prek nga koronavirusi dhe u dergua ne Turqi, ja çfare po ndodh me Vilma Nushin
Artikulli tjetërEpidemiologu kryesor i Suedisë thirrje për qytetarët: Maskat janë shumë të rrezikshme, nuk mund të …