Rregullorja e re në Gjirokastër, gjobë nëse qeni juaj leh shumë

Bashkia e Gjirokastrës ka miratuar një rregullore për mbajtjen e qenve dhe shpendëve në shtëpi. Një nga pikat e kësaj rregulloreje parashikon ndëshkimin me gjobë në rast se kafshët do të shkaktojnë zhurmë në shtëpi duke shqetësuar fqinjët. Në rast shkelje pronarët e tyre do të dënohen 1 mijë deri në 10 mijë lekë të reja gjobë.

Advertisements

Rregullorja që abcnews.al disponon përmban sanksione për shkelje të normave të higjienës shëndetit publik dhe etikës së bashkëjetesës shoqërore, por edhe të sigurisë.

“Për aq sa nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative nga pronarët, kujdestarët në fushën e zbatimit të normave detyruese të sjelljes së kafshëve, shpendëve në njësitë individuale të banimit, ambientet në bashkëpronësi dhe hapësirat publike këto veprime:

Advertisements

Të sigurojmë që në ambientet e përbashkëta në bashkëpronësi dhe hapësirat publike, kafshët, shpendët e tyre të mos paraqesin rrezik. Të vendosin maskat mbrojtëse për qentë e rracave të rrezikshme.

Të shmangin ndotjen e ambienteve të përbashkëta në bashkëpronësi dhe hapësirave publike nga kafshët dhe
shpendët e tyre.

Të vaksinojnë dhe kontrollojnë pranë mjekut të Klinikës veterinare kafshët dhe shpendët. Personat, të cilët mbajnë kafshë/shpendë shtëpiake, të shoqërimit apo të luksit në banesa individuale apo në shoqërimit apo të luksit, në banesa individuale apo në bashkëpronësi në zona të urbanizuara, janë të detyruar të mos lejojnë që ato të kryejnë ndotje dhe të shkaktojnë zhurma, duke u bërë shqetësim për pjesëtarët e tjerë të komunitetit, duke cenuar gëzimin e qetë të pronës së tyre”, thuhet në një prej pikave të Nenit 14 që parashikon “Kundërvajtje administrative nga pronarët/kujdestarët, në fushën e zbatimit të normave detyruese të sjelljes së kafshëve/shpendëve, në njësitë individuale të banimit, ambientet në bashkëpronësi dhe hapësirat publike”, thuhet në rregullore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNjë dashuri nga ato që nuk vd es kurrë, Xhuli i shkruan letër Teodor Kekos: Dori, më mungon pafundësisht!
Artikulli tjetërIsh missi Valbona Selimllari sfidon vajzat e reja, ja sa bukur duket 47-vjeçarja