‘Rinia po ikën’/ Basha shpalos planin: Do frenojë largimin e tyre, do çlirojmë tregun nga monopolet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpalosur planin e partisë që drejton, sa i përket të rinjve. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha shprehet se PD-ja sapo të vijë në pushtet do të mbështesë inciativat e të rinjve dhe sipërmarrjet e tyre. Ai thekson se do të çlirojë tregun nga monopolet dhe do të ulë taksat.

Advertisements

“Largimi i të rinjve është një plagë tjetër e madhe për Shqipërinë. Ne do të bëjmë gjithçka për t’imbajtur në vendin tonë të rinjtë si krahun më vital të punës. Plani ynë do të mbështesë iniciativat e të rinjve, kushtet e duhura për punësimin dhe sipërmarrjet e tyre. Ata kanë plot ide, pasion dhe energjinë e duhur për t’i dhënë një hov të madh pozitiv zhvillimit të vendit. Ne do të çlirojmë tregun nga monopolet që ekonomia jonë të marrë frymë lirisht: me taksa të ulëta, investime në teknologji dhe një politikë fiskale që mbështet punën”, shprehet ndër të tjera kreu i PD-së.

Postimi i plotë:

Advertisements

Mundësi dhe punë. 1 në çdo 3 persona që ikën nga vendi ynë është i ri apo e re, ndërsa Shqipëria është ndër vendet me largimin më të madh të trurit në rajon, sipas raportit më të fundit nga @Gallup.

Sot shqiptarët largohen sepse kanë më pak mundësi për arsimim dhe ata që arsimohen më pak mundësi për punësim. Me Edi Ramën janë promovuar ata që kanë rekorde kriminale dhe jo të rinjtë e mirëshkolluar. Taksat e larta të qeverisë Rama këto 7 vjet kanë marrë më shumë para nga xhepat e të rinjve se çdo qeveri tjetër, teksa korrupsioni nuk lë të ecin përpara ata që janë profesionistë të ndershëm.

Largimi i të rinjve është një plagë tjetër e madhe për Shqipërinë. Ne do të bëjmë gjithçka për t’imbajtur në vendin tonë të rinjtë si krahun më vital të punës. Plani ynë do të mbështesë iniciativat e të rinjve, kushtet e duhura për punësimin dhe sipërmarrjet e tyre. Ata kanë plot ide, pasion dhe energjinë e duhur për t’i dhënë një hov të madh pozitiv zhvillimit të vendit.

Ne do të çlirojmë tregun nga monopolet që ekonomia jonë të marrë frymë lirisht: me taksa të ulëta, investime në teknologji dhe një politikë fiskale që mbështet punën.

Plani ynë do të krijojë hapësira që kushdo që dëshiron të arsimohet e të punësohet ta bëjë këtë në vendin e vet. Shqiptarët duan një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe që u bëhet atyre krah, një qeveri që ofron mundësi dhe punë per djemtë dhe vajzat tona! #ditemetemira.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Hajde duroje tani këtë “qoftëlargun”, ndërsa presidenti do…”, Artan Hoxha nuk u ndahet Ramës e Metës
Artikulli tjetërGreqia nxjerr anijet luf tarke në det dhe kërc ënon Turqinë