Rikthimi i rasteve me Covid-19 ka detyruar Bashkinë e Pukës të mbyllë çerdhet dhe kopshtet e qytetit. Lajmin e bën me dije vetë institucioni përmes një njoftimi në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Bashkisë.
Advertisements
Mbyllja bëhet për shkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë.
Njoftimi i Bashkisë Pukë
Advertisements
Për shkak të rikthimit të rasteve me 🦠COVID➕ në territorin e bashkisë Pukë, pas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetësisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pukë, kemi vendosur sot mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes ” Nën Tereza” dhe kopështit “Erjola Lluka” në qytetin e Pukës.
Mbyllja bëhet për shkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë.
Ju faleminderit!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!