Rama e uroi ne gjuhen serbe/ Pas 30 vitesh në pushtet, partia e Gjukanoviç del në opozitë

Koalicioni opozitar në Malin e Zi ka siguruar 41 deputetë nga 81 në total.

Advertisements

Edhe pse partia e presidentit, Milo Gjukanoviç, miku i Ramës, të cinin e uroi serbisht, mori 29 mandate, koalicioni opozitar ka arritur që të bashkojnë mandatet dhe të bëhen shumicë.

Kështu që Partia SocialDemokrate në Malit të Zi është larguar nga pushteti pas 30 vitesh.

Advertisements

Partia e Gjukanoviç ka 29 mandate, dhe është kështu partia më e votuar, por koalicioni i partive në qeveri ka vetëm 35 mandate. Ndërkohë, mësohet se shqiptarët kanë arritur të sigurojnë dy deputetë.

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha pas votimit se nuk ka rrezik për stabilitetin e shtetit dhe sigurinë e qytetarëve, ndërsa tensionet, sipas tij, vijnë nga adresa jashtë Malit të Zi.

Ajo që duhet vlerësuar nga votimet në vendin fqinj, është fakti se ato u zhvilluan të qeta dhe pa incidente me një pjesëmarrje prej 75%.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë! Të paktën tre të vd ekur nga zjarri në një barkë imigrantësh
Artikulli tjetërKoalicioni shqiptar fitoi 2 mandate deputetësh, qytetarët festojnë kuq e zi në Mal të Zi