Radhë të gjata në Kapshticë/ Plotësohet kuota prej 300 personash, pala greke pezullon punën, emigrantët ngelen në mes të rrugës

Plotësohet kuota prej 300 personash, pala greke në pikën doganore të Kpashticës ka pezulluar punën. Pritet të rinisë ditën e nesërme, ndërkohë shumë emigrantë kanë mbetur në bllokuar në Kapshticë.

Advertisements

KAPSHTICË- Radhë të gjata makinash në pikën kufitare të Kapshticës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ditën e sotme është plotësuar kuota prej 300 personash dhe pala greke ka pezulluar punën.

Ndërkohë, pas këtij vendimi të autoriteteve greke, në këtë pikë kufitare kanë ngelur të bllokuar shumë emigrantë.

Advertisements

Që prej 17 gushtit kanë hyrë në fuqi rregullat e reja për të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Greqisë. Tashmë nga pika kufitare e Kakavijës do të futen në shtetin helen vetëm 750 persona në ditë. Ndërsa, nga pika doganore e Kashticës, do të kalojnë për në shtetin grek vetëm 300 persona në ditë.

Çdo person duhet të ketë me vete testin e COVID-19 dhe duhet të jetë negativ, si dhe të ketë plotësuar formularin PLF. Po kështu, çdo shqiptar që futet në tokën greke do të qëndrojnë 7 ditë në karantinë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVazhdon zakoni i vjetër, Testi i Maturës publikohet me të madhe në rrjete sociale
Artikulli tjetërReja zbardh listën e kombëtares për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, risi lojtari i Interit