Ish-kandidati për deputet në parlamentin grek, Fatos Malaj ka deklaruar se për krizën humanitare që ndodhi në kufi, gaboi qeveria shqiptare, ajo greke si edhe emigrantët. Malaj shprehet se shteti grek duhet të kishte më të organizuar grupimet e testimeve dhe nuk duhet të mbylleshin pikat e tjera doganore. Po kështu, sipas tij qeveria shqiptare, sapo mësoi masat e marra nga qeveria greke, duhet të fillonte të testonte vetë qytetarët shqiptarë. Kandidati për deputet nuk bën pa faj as emgrantët, për të cilët shprehet se nuk janë integruar ende në shtetin ku jetojnë.
Advertisements
Reagimi i plotë:
Ku gabuan në manaxhimin e krizës humanitare në kufirin Shqiptaro – Grek :
1- Qeveria Greke
2- Qeveria Shqiptare
3- Emigranti
Advertisements
Së pari uroj që gjendja të normalizohet dhe emigrantët të kthehen në banesën e tyre shëndosh e mirë. Së dyti shpreh ngushëllimet e mija familjes e cila humbi jetën e një fëmije , e një fëmije që besoj ëndëron si çdo fëmijë emigranti, një botë pa kufinjë. Edhe së treti të nxjerin të gjithë mësime për parandalimin e këtyre situatave.
Të ndalem tani se ku gabuan të tre ” Grupimet “1- Qeveria Greke, duhet të jepte më shumë informacion në kufi mbi gjendjen në momentin kur emigrantët largoheshin nga teritori grek. Grupet mbi testimet duhet të ishin më të organizuara .Nuk ishte nevoja mbyllja e dy pikave të tjera kufitare, kjo edhe për arsyen e grumbullimit vetëm tek dy pika kufitare bënte më shumë të rrezikshme përhapjen e covid -19.
2- Qeveria Shqiptare , së pari kur u mësua për masat të cilat mori Qeveria Greke duhet të fillonte testet mbi covid – 19 në spitalet shtetërore dhe të informonte qytetarët e vet mbi gjendjen. Së dyti edhe më kryesorja është se në shtyrjen që vendosi mbi pasaportat shqiptare deri në fund të vitit, nuk u njoftua asnjëherë pala Greke , kjo do të bënte të mundur ku aplikimet mbi lejet e qëndrimit të bëheshin edhe pse pasaporta kishte përfunduar. Emigrantët nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit u dyndën drejt Shqipërisë.
3- Emigrantët, dihet tashmë se kaq vite në emigracion gjithmonë kanë patur një indiferentizëm të theksuar ndaj problemeve të tyre. Gjithmon kanë pritur zgjidhje nga një ” Shkop magjik ” . Të mbyllur në guackën e tyre asnjëher nuk u përpoqën të integrohen në shoqërin e vëndit ku jetojnë e punojnë, thjesht janë asimiluar por jo integruar ( herë tjetër e analizojmë këtë). T’ju mos lodhë më shumë, nxirni mësime nga këto kriza humanitare.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm mori fund kaosi në në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se operacioni i kalimit të qytetarëve ka përfunduar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Tashmë, mijëra emigranët shqiptarë kanë kaluar kufirin. Ministria e Mbrojtes bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 3325 udhëtarë dhe 1629 mjete në tokën greke.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!