Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, ka akuzuar qeverinë se po manipulon shifrat e të sëmurëve me COVID-19. Duma ka publikuar një video, ku gazetari Erjon Skëndaj përgënjeshtron shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë.
TIRANË -Ish-deputetja e PD, Grida Duma, ka akuzuar qeverinë për manipulimin e të dhënave për të sëmurët me COVID-19. Duma ka postuar një video në Facebook, ku gazetari Erjon Skëndaj, thotë, se numri i të shtruarve nga COVID-19 në spitalet tona është më i lartë sesa ai që njofton Ministria e Shëndetësisë.
Advertisements
Më tej ajo ka shtuar, se politizimi që i bën qeveria çdo thirrjeje për ndihmë nga qytetarët është vepër kriminale. Ndër të tjera ajo u ka bërë thirrje qytetarëve, se gjithsecili duhet të tregojë kujdes vetjak dhe të mos i mbajë shpresat te qeveria.
Postimi i plotë
Advertisements
Pandemia nuk mund të falsifikohet dhe as të mbulohet me propagandë. Politizimi që i bën qeveria çdo thirrjeje për ndihmë nga qytetarët apo për përgjegjshmëri nga opozita, është vepër kriminale. Kërkesat janë minimale për përgjegjshmëri dhe menaxhim për të shpëtuar jetë njerëzore, ndërsa qeveria harxhon gjithë mundin për të shpëtuar fytyrën e vet.Në këtë fatkeqësi të gjithë janë të solidarizuar sepse janë të dëmtuar, të kërrusur nga pasojat e keqmenaxhimit të pandemisë, në jetë e në punë. Duket qartë, që qeveria po përdor falsifikimin e të dhënave dhe mbulimin me propagandë; duke tejkaluar çdo imagjinatë deri në manipulim shifrash.
Duhet kujdes vetjak i secilit sepse shpresat tek detyrat që i takojnë qeverisë janë iluzione të kota. Çdo qytetar tashmë e di që duhet të mbrohet e sigurojë gjithçka vetë; ashtu si duhet të dijë që duhet ta ndëshkojë këdo që e dëmton kaq rëndë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!