Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook ka njoftuar se qeveria shqiptare ka miratuar më shumë se 5.191 paga lufte për punonjësit e transportit rrugor të udhëtarëve dhe të larguarit nga puna për qershorin 2020.
Advertisements
Postimi i plotë:
SOLIDARITET për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor
Advertisements
QEVERIA SHQIPTARE miraton:
+5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!
Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!
Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)
#ShqipëriaQëDuam
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!