Putin prezantoi vaksinën anti-COVID, mjeku rus jep dorëheqjen, ja çfare thotë

Vetëm pak ditë më parë Presidenti rus Vladimir Putin prezantoi vaksinën ruse anti-COVID, për të cilën tha se nuk kishte asnjë rrezik dhe ishte testuar edhe te vetë vajza e Presidentit.

Advertisements

Kjo vaksinë ka ngjallur shumë debate, pasi shtetet e tjera nuk besojnë që vaksina të jetë testuar siç duhet.

Ndërkohë edhe mjeku drejtues i sëmundjeve respiratore në Rusi, Alexander Chuchalin, ka dhënë dorëheqjen për shkak të shkeljeve të mëdha të etikës mjekësore që u bënë përmes vaksinës së re ruse.

Advertisements

Chuchalin ka akuzuar dy mjekët kryesorë që janë përfshirë në studim, duke thënë se nxituan në prodhimin e vaksinës. Më tej ai përmendi emrin e profesorit Alexander Gintsburg, drejtor i Qendrës së Kërkimeve Gamaleya për Epidemiologji dhe Mikrobiologji, dhe profesorin Sergey Borisevich, kolonel mjekësor dhe virolog i lartë i ushtrisë Ruse, të cilët ishin akademikët kryesorë që ndihmuan në zhvillimin e vaksinës.

“A i keni kaluar të gjitha rrugët e nevojshme të aprovuara nga legjislacioni i Federatës Ruse dhe bashkësia shkencore ndërkombëtare? Jo! Kjo punë nuk është bërë siç duhet. Kështu që, një nga parimet etike të mjekësisë është shkelur rëndë”- është shprehur Chuchalin para se të largohej nga detyra.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPushime super luksoze në Dhërmi, Sara Hoxha e ‘Top Channel’ infektohet me koronavirus
Artikulli tjetërSituata e rëndë në Kakavijë/ Cakaj telefonon ministrin grek, ja çfarë bisedoi