Pushime super luksoze në Dhërmi, Sara Hoxha e ‘Top Channel’ infektohet me koronavirus

Trashëgimtarja e “Top Media”, Sara Hoxha, ka zbuluar në Instagramin e saj se është infektuar nga COVID-19.

Advertisements

Ajo i shtohet listës së personazheve të njohur në Shqipëri të cilët janë infektuar, ku përfshihen këngëtarë, politikanë, biznesmënë dhe njerëz të ekranit.

Në profilin e saj në Instagram, në rubrikën “Ask me a question” ajo i është përgjigur pyetjes së një ndjekësi, i cili e ka pyetur nëse është e sigurt të udhëtohet gjatë pandemisë.

Advertisements

“Duke qenë se virusin e mora në Dhërmi, me shumë gjasa është ok (të udhëtosh). Nëse mbrohesh në ambiente të mbyllura dhe aty ku mundesh mban distancë, duhet të jetë në rregull. Nuk jam eksperte, kështu që bëni kërkimet tuaja dhe besoni atë që mendoni”, i përgjigjet Sara, duke zbuluar edhe se është infektuar në Dhërmi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMinistrja Xhacka mbërrin në Kakavijë, takon zyrtarët e lartë lokalë, ja çfare pritet te ndodhe
Artikulli tjetërPutin prezantoi vaksinën anti-COVID, mjeku rus jep dorëheqjen, ja çfare thotë