‘Pse e shtyve dasmën?’, Armina zbulon se çfarë i prishi planet, detaji që tërhoqi vëmendjen në fundshpinën e saj nga plazhi

Dasma është një hap i rëndësishëm dhe i bukur për të gjithë çiftet, por edhe i vështirë për t’u marrë. Megjithatë, në momentin që çifti e ndan mendjen, fillojnë “problemet” e tjera që lidhen me organizimin e festës së madhe.

Advertisements

Duket se kjo festë ende nuk do të zvillohet për blogerën e njohur, Armina Mevlani, e cila ka folur prej disa kohësh për planet për dasmë.

Armina kishte nisur përgatitjet rreth një vit më parë, por ndryshe nga çdo herë tjetër, këtë vit ka edhe një pengesë, koronavirusin.

Advertisements

Armina është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ditën e djeshme ka zgjedhur t’u përgjigjet disa pyetjeve nga ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram.

Njëra prej tyre e pyeti: “E shtyve dasmën për shkak të Covidit?” dhe përgjigja e Arminës ishte:

“Po, sepse mendoj se në një kohë si kjo nuk duhet të organizohen grumbullime. Shumë dasma janë vatra infektimesh për shumë njerëz. Qëndroni të sigurtë”.

Duket se ajo së bashku me partnerin e saj, Shkëlzen Berisha, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, e kanë patur çdo gjë gati, por pandemia ua ndërpreu hovin në mes.

Armina ka shuar edhe kureshtjen për tatuazhin që ka në fundshpinë, i cili është fraza “La dolce Vita”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNga origjina e koronavirusit, tek shkollat, vaksinat dhe ajo çfarë na pret, flet profesori italian
Artikulli tjetërTre javë betejë me koronavirusin, flet Nora Malaj: Nga unë u infektua edhe im shoq. Humba 6 kg në 21 ditë, ja problemet qe kam tani