Fruti i thanës përmban antioksidantë me veti shëruese kundër kancerit, diabetit, ulcerës, kolititit, etj Thana në sajë të përbërësve të saj ka gjetur një përdorim të gjerë në mjekësinë alternative.
Advertisements
Për qëllime mjekësore përdoren kokrrat e thanës, gjethet, lëvorja e degëve dhe bërthamat e frutave. Kokrrat e thanës kanë një shije paksa të hidhur, por janë të pasura me shumë vlera ushqyese, njofton Radio e jashtme e Kinës.
Ato përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminë C etj. Thanat jo vetëm që hahen të freskëta, por ato mund të bëhen komposto apo marmelatë. Gjethet dhe lëvorja e thanës përmbajnë rreth 10-15 për qind taninë.
Advertisements
Frutat e thanës kanë veti të mira rrudhëse dhe bëjnë mirë në rastet e heqjes së barkut, barkut të verës, posaçërisht të fëmijëve të vegjël. Ndërsa rakia e prodhuar nga frutat e thanës përdoret kundër ekzemës së lëkurës, duke marrë një filxhan kafeje në mëngjes esëll.
Edhe bërthamat e frutave të thanës kanë veti të mira rrudhëse dhe ndalojnë të hequrit e barkut.
Mielli i thanave të pjekura përdoret për pudrosjen e fshikave në rastet e ekzemës së lëkurës. Ndërkohë edhe kërpudha e thanës (eshka) jep rezultate të mira kundër ekzemës së lëkurës. Pemës i shfrytëzohen frutat, bërthamat, gjethet dhe korubat e drurit apo degëve.
Frutat e thanës përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminë C etj.
Thanat, jo vetëm që hahen të freskëta, por ato hahen edhe si komposto dhe marmelatë.
Gjethet përmbajnë 10 deri 15% taninë.
Dobitë e thanës
100 vitet e fundit, thana po vlerësohet e ka ngjallur interes në shtetet e zhvilluara perëndimore. Ajo ka gjetur një përdorim të gjerë edhe si bimë zbukuruese.
Lulet e verdha të saj janë ndër të parat që çelin pas dimrit. Lulet, por dhe fletët mjaft të bukura, krijojnë një mjedis tërheqës çlodhës. Një pamje interesante krejt të veçantë krijon edhe në muajt gusht-shtator kur formohen frutat me ngjyrën e kuqe ose të verdhë. Specialistët e bimëve ornamentale e rekomandojnë kryesisht në lulishtet e muzeumeve ose mjedise antike.
Frutat e thanës konsumohen të freskëta shpesh nga bima në gojë, por edhe mblidhen e ruhen ose tregtohen. Me frutat janë bërë tradicionalisht shurupe, pije e lëngje të ndryshme, reçel, marmalat, likere, vere raki dhe uthull. Në disa vende prodhohet dhe një lloj salce. Në Rusi nga thana përgatitet edhe vodkë.
Thana është bëre objekt studimi edhe i mjekësisë bashkëkohore. Studimet në mjekësinë moderne kanë vërtetuar se frutat dhe vaji i nxjerrë nga farërat janë të dobishme për shërimin dhe rigjenerimin e indeve epidermike të dëmtuara të brendshme dhe të jashtme(lëkurë dhe mikoderm). Gjithashtu kanë veti për të shëruar plagët e ndryshme, ulçerën e stomakut dhe kolitin. Fruti i thanës përmban antioksidantë me veti shëruese, anti-inflamatore, kundra kancerit, diabetit, etj.
Kokrrat e thanës kanë një shije paksa të hidhur, por janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Ato përmbajnë rreth nëntë për qind sheqer, acide organike, vitaminë C, etj
-Frutat e thanës përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminë C
-Është një nga frutat me vlerat më të larta kundër plakjes
-Po ashtu për shkak të flavanoidit, karatinoidit që përmban ka veti antioksiduese
-Përmban edhe melatoninë një hormon rregullues i ritmit të jetës
-Rregullon mpiksjen e gjakut, ndaj ata që vuajnë nga hemofilia këshillohen ta përdorin sa më shumë
-Është e vlefshme dhe për diabetiët
-Ul temperaturat e larta, ndihmon kundra infeksioneve të rrugëve urinare dhe kundra formimit të gurëve në veshka
-Rrënja e saj ka qenë përdorur në kohët e lashta për të krijuar pomadat që përdoreshin në raste djegieje
Mite, gojëdhëna dhe kuriozitete
Mijëra vjet, thana ka qenë një nga bimët më të përdorura me të cilën popujt ballkanas ishin lidhur ngushtë, në sukseset ose mos-sukseset e veprimtarive të tyre.
Natyrshëm ajo pasqyrohet në mite, zakone, rite, tradita, fe dhe çdo fushë tjetër të veprimtarive të tyre.
Këto, të ngulitura thellë në ndërgjegje kanë ardhur e shfaqen deri në kohën tonë. Mitet apo legjendat në trojet ilire e kanë hyjnëzuar thanën, ashtu si shqiponjën nga shpendët, si drurin më të fortë, simbol i krenarisë, lirisë dhe qëndresës, prej së cilës ata bënin armët e luftimit që përshkruheshin si tmerr për kundërshtarët.
Mbjellja e bimës së thanës në kufijtë ndarës midis banesave ka të bëje me mbrojtjen nga të këqijat.
Pra thana nga paraardhësit e shqiptarëve konsiderohej, një Hyjni ose vendi ku rrinin Zanat, Shtojzavallet në mbrojtje nga të këqijat.
Mbjellja e thanëve bëhesh edhe në kufijtë ndarës midis arave, kjo do t’i mbronte arat nga dëmtimet, në qoftë se dikush do të dëmtonte bimët ose do të priste drurët në arë, Zanat do të hakmerreshin.
Shprehja e përdorur shpesh si metaforë edhe sot nga shqiptarët: “Ja vuri kufirin tek thana”, tregon se njeriu i lig që bën ligësira kufirin e ka tek thana që është një mbrojtëse nga të gjitha ligësitë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!