Politikanët gjermanë reaguan me zemërim ndaj përpjekjes së qindra personave për të mësyrë ndërtesën e parlamentit në Berlin, Reichstagun, në vazhdën e protestave kundër masave kufizuese ndaj pandemisë së koronavirusit.
Advertisements
“Reichstagu është selia e parlamentit tonë dhe qendra simbolike e demokracisë sonë liberale,” deklaroi ministri i Brendshëm, Horst Seehofer.
“Fakti që personat të cilët duan te mbjellin kaos dhe ekstremistët janë duke abuzuar për qëllimet e tyre është i papranueshëm”, u shpreh ai.
Advertisements
Orët e vona të së shtunës, qindra vetë tentuan të hynin në ndërtesë. Demonstruesit arritën të kalonin barrierën e sigurisë dhe të ngjisnin shkallet e godinës përpara se të ndaloheshin nga policia. Shumë prej tyre kishin veshje sportive dhe flamuj të lidhur me lëvizjen e ekstremit të djathtë Reichsbürger, e cila mohon legjitimitetin e shtetit modern gjerman.
Me mijëra vetë mbushën të shtunën rrugët e Berlinit për protestën masive kundër masave ndaj pandemisë së koronavirusit. Një gjykatë gjermane ia dha në fund dritën jeshile mbajtjes së tubimit që detyroi policinë të dërgonte tremijë efektivë për të kontrolluar turmën. Tubimi ishte përgjithësisht paqësor, por një grup protestuesish qe thuhet se ishin te ekstremit te djathtë nisën të shkaktojnë probleme, e në fund, gati 300 persona përfunduan në pranga.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!