‘Po shkojmë drejt një katastrofe të vërtetë me Covid’, Besnik Mustafaj: Janë rreth 6000 kandidatura në PD, ja kur do përfundojë përzgjedhja e parë

Besnik Mustafaj, një nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve të Partisë Demokratike, ka folur për situatën e Covid dhe thotë se kapaciteti i dy spitaleve po shkon drejt ezaurimit, kësisoj sipas tij po shkojmë drejt një katastrofe të vërtetë.

Advertisements

“Është paralajmëru edhe nga autoritetet se po shkon drejt ezurimit sistemi ne 2 spitalet, po shkojnë drejt ezurimit të sistemi. Në këtë rast pastaj do të jetë një katastrofë e vërtetë.

Në të gjitha vendet janë nxjerrë mësime në momentin që pati një rënie të lehtë. Le të shpresojmë se janë të vërteta lajmërimet për nxjerrjen e një vaksine.

Advertisements

E vërteta është se të gjitha qeveritë e vendeve të pasura, kanë vënë buxhete shumë të mëdha për vaksinën. Mobilizimi i laboratorëve dhe industrisë më mbeshtetje, është diçka që mund të arrihet”, tha Mustafaj.

Ndërkaqë ai ka folur dhe për përzgjedhjen e kandidatëve në PD, ku thotë se janë rreth 6000 kandidatura dhe përzgjedhja e parë do të bëhet deri në 15 shtator.

“Janë rreth 6000 kandidatura të propozuara nga anëtarësia demokrate. Ne i kemi dhënë vetes qëllim që ti njohim sa më mirë. Fitorja është nesër, në kuptim figrativ.

Rreth 600 kandidatura ne kemi kalu një pjesë të vogël se jemi në fillim. Skarciviteti, dmth që njerëz ka vlera ka shumë pak që do të thotë se PD ka propozuar njerëz të denje, unë jam plot me shpresa.

Ne do të kemi disa seleksionime, do të bëhet përzgjedhja e parë. Do jetë deri në 15 shtator. Do mbarojmë me përzgjedhjen e parë dhe do kalojmë te e dyta. Lista e dytë është e atyre që do marrin përgjegjësi, nëse fiton PD, ka shumë poste që do nxirren nga kjo listë”, shtoi ai për news 24.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEKSKLUZIVE/ Skënderbeu vendos për trajnerin e ri, ja kush është zëvendësuesi i Dajës te korçarët
Artikulli tjetërShqiptarët me numrin më të madh të kërkesave për punësim në Itali