Advertisements
Pas situatës së krijuar në Kapshticë ku pala greke ka pezulluar punën në kufij, ka reaguar Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.
Ata njoftojnë se kuota prej 300 kalimesh është plotësuar ndaj nuk do të lejohen më kalimet gjatë ditës së sotme.
Advertisements
Ndërkohë Policia Kufitare u bën thirrje qytetarëve që të mos nisen drejt kësaj pike për ditën e sotme pasi kështu do të krijohet një ngërç i madh.
Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:
Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.
Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!