Një aksident i trefishtë me pasojë 6 vajza të pla gosura ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Fushë Krujë-Milot në afërsi të fshatit Luz.
Advertisements
Pesë prej vajzave ishin nga Dibra dhe po udhëtonin në një makinë. Një vajzë tjetër nga Lezha ishte duke udhëtuar e vetme në makinën e saj. Mjeti tjetër në të cilën udhëtonte një djalë i ri ka pësuar vetëm dëme materiale. Ornela Osmani 25-vjeçe nga Dibra ishte shoferja ku po udhëtonin të pesta vajzat, ndërsa Alketa Volaj 33-vjeçe nga Lezha ishte shoferja tjetër.
Të gjashta vajzat janë plagosur rëndë dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Advertisements
Mjeti me të cilin udhëtonin vajzat nga Dibra me banim në Tiranë ishte tip ‘Benz A Class’.
Ndërsa mjeti tjetër ku udhëtonte vajza nga Lezha ishte tip ‘Peugeot’.
Sipas policisë, mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks rrugor./Fjala.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!