Qeveria greke ka lajmeruar se ka shtyre kufizimin per hyrjen e shqiptareve ne shtetin grek, deri me 31 gusht. Lajmi jepet ne nje postim te ambasades greke ne Shqiperi, ne Facebook.
Advertisements
Ministri i këtij shteti merr vendimin për mbylljen e bareve dhe klubeve të natës, ky është rregulli strikt që kanë vendosur për pirjen e duhanit
“Sipas vendimit të qeverisë Greke i dates 13.08.2020, kufizimet për hyrjen në Greqi nga Shqipëria shtyhen deri më 31 gusht 2020”.
Sipas vendimit të qeverisë Greke i dates 13.08.20 të përjashtuar nga ky kufizim jane: personat qe kane pasaportë Greke, Kartën e Identitetit të Posaçëm të Homogenit dhe lejen e qëndrimit, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi dhe të gjithë ata që kane marre leje për nevoja absolutisht të nevojshme.
Advertisements
Hyrja e personave të mësipërm behet nga pikat kufitare të Kakavijes, prej së ciles lejohet të hyjnë 750 persona në ditë, dhe Kapshtices prej së cilës lejohet të kalojnë 300 persona në ditë, nga 07:00 e mëngjesit deri në ora 23:00, ose me aeroplan (fluturimet Tiranë – Athinë).
Nga e Diela e dates 16.08.2020 nga ora 00:01 e drekes, të gjithë ata që hynë në Greqi aplikojnë karantinën 7 ditore që nga ardhja e tyre (duke përjashtuar drejtuesit e kamionëve).
Personat që shkelin karantinën, përveç sanksioneve të parashikuara penale, gjobiten me 5.000 euro.
Nga 17 gusht deri më 31 gusht, të gjithë ata që hyjnë në Greqi duhet të paraqesin:
1) Testin negativ për COVID-19 (me metodën PCR), i cili duhet të kryhet deri në 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorë publik ose privat të çertifikuar në Shqipëri, (jo i vlefshëm për drejtuesit e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët e lindur nga 2011 e tutje)
2) Vërtetimi i diagnozës në anglisht (në të cilën duhet te jete emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të një individi
3) Vërtetim për plotësimin e formularit special PLF, me kod QR (nga adresa e postës elektronike https://travel.gov.gr).”, thuhet ne reagim.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!