Gjatë kësaj kohë shumë persona u detyruan të punojnë nga shtëpia ku disa nuk u ndjenë mirë e disa të tjerë ishin më të lumtur.
BRITANI– Pandemia e Covid-19 bëri që stili i jetës tonë të ndryshojë, përfshirë edhe punën.
Advertisements
Gjatë kësaj kohë shumë persona u detyruan të punojnë nga shtëpia ku disa nuk u ndjenë mirë e disa të tjerë ishin më të lumtur. Ka nga ata që në zyrë nuk ndjehen të sigurt, nga ata që kanë zbuluar se evitimi i rrugës për në punë i jep më shumë kohë, nga ata që kanë ndryshuar shtëpi, janë vendosur në fshat dhe nuk kanë ndër mend të bëjnë sërish llogaritë me trafikun dhe ndotjen në Londër.
Kështu pas një sondazhi të bërë në Britani shoqëria e menaxhimit të aseteve Schroders, ka vendosur që punonjësit e saj mund të punojnë nga shtëpia gjithë javën, në mënyrë të përhershme. Nëse më parë ishte detyrimi që të vinin në zyrë të paktën katër ditë në pesë, rregullat tani kanë ndryshuar. Ndërkohë që kush menaxhon në qytet dyqane, bar, restorante e parukeri druan se vendimi i Schroders do të hapë rrugën edhe për organizata të tjera. Sipas një kërkimi të Morgan Stanley, punonjësit anglezë janë në fakt më ngurrues për tu kthyer në zyrë se sa kolegët francezë, gjermanë e italianë.
Advertisements
Schroders është e para bankë në botë që merr masa të tilla. Drejtuesit e bankës kishin thënë më herët se pandemia ka ndryshuar në mënyrë të padiskutueshme mënyrën e jetesës dhe marrëdhënia mes komunitetit dhe sipërmarrjeve, nuk do të jetë më e njëjta
Për kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan, e ardhmja është shqetësuese. Pikërisht këto ditë ai ka lëshuar një apel që njerëzit të kthehen në punë duke nënvizuar se për qendrën e Londrës parashikohen paqartësi të mëdha.
“Ajo që duhet të kuptojmë është se nëse të gjithë vendosim të punojmë nga shtëpia, qendra e Londrës do të ketë probleme të mëdha. Shumë sipërmarrje të vogla mbahen me punën atje”.-tha ai.
Burimi:theguardian.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!