Policia e Tiranës ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, pronaren e një restoranti dasmash, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ
Advertisements
Policia pas kontrollit, ka evidentuar në Kamez, një restorant në të cilin organizoheshin dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.
Për subjektin në fjalë, me pronare shtetasen V. B.,shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.
Advertisements
NJOFTIMI
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Kamez, një restorant në të cilin organizoheshin dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.
Për subjektin në fjalë, me pronare shtetasen V. B.,shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.
Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!