‘Nuk më besohet që e mposhta’, ish-deputetja e LSI-së shërohet nga Covid-19

Ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj, është shëruar nga Covid-19.

Advertisements

Lajmin e bën me dije vetë ajo përmes rrjeteve sociale, ku shkruan se më në fund pas 16 ditësh betejë me koronavirusin, ka arritur t’ja dalë.

Malaj ndan me ndjekësit e saj gjithë eksperiencën me sëmundjen e rrezikshme, që ditën e parë që u infektua, gjë e cila nisi me një kollë të lehtë.

Advertisements

Shënimi i plotë i Nora Malaj

Kur sfidohet Pandemia! Te dashur miq dhe mikesha , dua te ndaj me ju sot eksperiencën time ne luftë me Civid -19! Sot është e 16 ditë dhe me duket e pamundur qe më ne fund munda ta mund ketë te keqe , dhe ti kthehem te jetës.

Gjithcka filloi mbremjen e para 16 diteve. Teksa po qëndroja ne shtepi, kisha nja dy dite qē kisha nje si kolle te lehte, po si te thatë. Mendoja se ma kishte bere kondicioneri ne shtepi dhe ne makinë , kur levizja. Dhe ate natë thashe se ishte thjeshte ftohje . Vura termomentrin dhe shoh temp 37.3. Nje gjendje supfebrile që tregonte se trupi nuk ishte mire, kishte nje lloj infeksioni, po asesi se me shkonte mendja që mund të isha Covid.

Kete periudhe kisha qene edhe une dhe pjesëtarët e familjes shumë te kujdesshëm. Ditën e dytë , gjendja sa vete e po rëndohej. Temperatura filloi te ngriheh me shumë. Trupi ndjehej shumë i keputur dhe dalengadale gjendja debole sa po vinte e rëndohej. Temperatura po rritjej dhe i gjithe trupi ndjehej si i prerë.

Tashmë ne diten e tretë gjendja ishte shumë e nderë. Temperatura ishte ne rritje dhe trupi mezi komandohej. Dhimbja te tmerrshme gjymtyrësh , te cilat komandoheshin me veshtirësi dhe trupi tere kohes ishte i gjithë ne djersë te ftohta , te cilat te detyronin te nderroheshe tre- kater here ne ditë.

Tashmë situata ishte renduar dhe patjeter duhej te beheshin analizat dhe scaneri, per te pare situatën. Pas konsultes me dr . Piperon( që dua ta falenderoj nga zemra , se pa te dhe konsultat e tij do ishte shume e veshtire per t’ia dalë) , bera analizat te dr. Kosta Dhima (nje mjek profesioniste nga me te miret dhe me nje laborator klinike shume profesional ) dhe pasi bera dhe scanerin te spitali Contineta, arritem ne konkluzionin që tashmë po kaloja Covidin , i cili kishte ardhur pa zhurmë dhe na kishte bujtur ne shtepi, si nje mysafir i paftuar dhe qe shkakton vetem dhimbje.
Tashmë situata sapo vinte e rendohej dhe perveç kesaj , gjendja po me rëndohej edhe nga diabeti qē ishte çorientuar totalisht , e vetëm rritej, pasi as insulinat nuk po e komandonin.

Tashmë filloj mjekimi intensim me tre lloj antibiotikësh dhe me kortizonike dhe vitamina e analgjezikë per te ulur temperaturën. Gjendja u rendua ne naten e pestë dhe te gjashtë. Tashmë shija kishte humbur, nuhatja nuk ekzistonte dhe nja dy netë gjendesha si ne kllapi. Trupin e kisha te dërrmuar, sikur me kishte kaluar nje buldozer mbi të dhe nuk kisha dëshirë per te ngrene asgjë.

Nuk shijoja asnje gje dhe tere diten e sidomos naten, ne grykë ndjeja nje shije si metal apo hekur qe nuk me hiqej nga goja. Me vinte te perzier dhe gjendja u rendua me shumë kur diabeti shkoi nga 490 e me pas , pas insulinave , shkoi ne 45 , qe me shkaktoi nje gjendje lipotimie. Kjo pamje dhe kjo vuajtje do me shoqeëronte deri diten e tetë. Asgje nuk fusja dot ne goje , pervec ilaceve dhe pak lenge portokalli te shtydhur dhe dhalle e pak supë qe na i sillni fëmijte e na i linin te dera , pasi as fuqi nuk ksha te ngrihesha nga shtrati. Koken , trupin , gjymtyrët dhe sytë, deri dhe rrenjet e flokeve me dhimbnin.

Nga dhimbja me dilnin lot nga sytë. E gjithe goja me ishte bere me stomatite . Nje situatë realisht dramatike . Miqte dhe mikeshat e mia u shqetesuan shume. Per te me konsultuar me morën edhe mjeket me te mire italianë , primrio i Milanos , i cili me keshilloj dhe me dha medikamente suplemetare per ta kakuar me lehte gjendjen. Kthesa filloi ne diten e 11 duke ulur temperaturen , e cila shkoi nga 39.3 ne 37.5 dhe trupi filloi dalengadale te qetesohej dhe dalengadale filloi te vinte nuhatja. Ne diten e 13 filloi shija dhe temperatura ra fare. Tashme po fillonte te permiresohej edhe goja , e cila ishte bere cope nga stomatitet dhe per here te pare pas 13 ditesh fillova te ha pak buke me djathe te bardhe , qe m’u duk gjeja me e mire ne bote.

Sot është dita e 16 dhe tashmë jam ne nje gjendje shume te mire. Shija dhe nuhatja kane ardhur, trupi është pak debol por është e pranueshem , pas gjithe asaj qe kaloj. E keqja ka ikur, thjeshte duhet pak kujdes per situaten pas gjendjes . Natyrisht ndihma me e madhe ishte e miqve dhe shokeve e familjareve ( Femijeve) , qe dua t’i falenderoj dhe ju jam shume mirenjohese . Asgje nuk kalohet vetem. Nese nuk do me superonte im shoq dhe femijet ( ata nga jashtë , jo te karantinuar por qe na ndihmonin me medikamente e ushqime) do ishte e pamundur ta kalonim ne kushte ambulatore ne shtepi.

Nje falenderim e mirenjohje dy miqve te mi mjeke doktor Pellumb Pipero dhe dr. Kosta Dhima qe me asistuan ne te gjitha fae kapercit te pantemisë.

Nje falenderim mikeshave te mia Teas, Kseanelës, Aidës, Kozetës, Marietës. Hasanit, Ilirit, Xhuzepes, Tanit , Nikolinit, Profit dhe te gjithe mjekeve italian , që me asistuan dhe s’u lodhen në asnje moment për të qene pranë situatave që po kalonim , duke na ndihmuar dhe asistuar ne cdo moment!
Falenderite mirenjohje te gjitheve , se pa ju dhe prezencën tuaj , do të ishte shume e veshtirë që t’ia dilnim! Mirenjihje pa fund per ju te gjithe!
Në fund Herakliti do të thoshte : “sëmundja bën të gëzuar shëndetin”.

Të dashur miq , ua rrëfeva kete gje qe kalova për të kuptuar që jeta ka shumë vlerë dhe duhet vlerësuar e fituar edhe kur vihesh perballe sfidave të vështira. Kalofshi nje fundjavë te bukur.

Paçi shëndet dhe mirësi në shtëpitë tuaja!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI p reu kokën nënës dhe e va ri te kangjellat, flet psikiatrja per rastin e rëndë
Artikulli tjetërItalia regjistron rritje të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus, ja numri