Nuk është EncroChat/ Kjo është metoda e re e komunikimit që përdorin “mbretërit” shqiptarë të dro gës në Angli/ Artan Hoxha jep detaje: Bosët po punësojnë IT për ta përdorur atë

Kri minelët gjithmonë gjejnë një gjejnë. Mediet britanike kanë shkruar së fundmi se ban dat kri minale po përdorin një tjetër sistem të mesazheve në telefon që nuk mund të përgjohet nga policia. Mësohet se ata po përdorin komunikimin telefonik SKYECC, që pretendohet se është më i sigurt. Sistemi SKYECC me bazë në Vankuver pretendohet se nuk mund të hakerohet.

Advertisements

Ndërsa, më herët kanë përdorur sistemin EncroChat. EncroChat dyshohet se është përdorur nga 60,000 kriminelë në të gjithë globin, 10,000 prej të cilëve ishin me qendër në Mbretërinë e Bashkuar. Ai siguroi një sistem të koduar të mesazheve dhe ua vështirësoi punën edhe policisë. Por, në fillim të këtij viti ekspertët e kompjuterave të policisë franceze dhe holandeze ishin në gjendje të thyenin kriptimin dhe të monitoronin mesazhet e mijëra ban ditëve. Ata i dhanë Agjencisë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar qasje në 10,000 llogari që përdoren nga bandat që veprojnë atje. Një numër vr asjesh dhe komplote që po planifikoheshin përmes EncroChat, u pikasën në kohë nga policia.

Por çfarë po bëjnë tani kri minelët?

Advertisements

Tashmë kri minelët në Britani të Madhe, mes të cilëve ka edhe shqiptarë po përdorin programin SKYECC. Deri më tani ky është një sistem që nuk mund të hakerohet. Një ban dit shqiptar, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, siguroi fotografi të mesazheve me SKYECC dhe tha se ky është një sistem shumë i nevojshëm.

“Ne e dimë se çfarë ndodhi me EncroChat dhe tani jemi duke përdorur SKYECC. Ne jemi profesionistë dhe e dimë se çfarë bëjmë me komunikimin. Komunikimi i sigurt është jetik për njerëzit në këtë biznes. Ne duhet të merremi me partnerët tanë në Amerikën e Jugut dhe nuk mund t’i bëjmë marrëveshjet e kok ainës në një mënyrë normale.”, tha banditi.

Ndërkohë gazetari shqiptar Artan Hoxha ka thënë për Express.co.uk se ka komunikuar me burime nga bota e kr imit dhe është konfirmuar se tani bandat përdorin SKYECC.

Ai tha se telefonat EncroChat u përdorën nga “mbretërit shqiptarë të dr ogës” për rreth dy vjet, por tashmë nuk përdoret më

“Ky ishte një sinjal për bosët e mëdhenj të dro gës shqiptare që të mos përdorin më EncroChat por disa njerëz në MB dhe Shqipëri vazhduan ta përdorin atë. Kërkesa e tillë për këto lloj telefoni ka bërë që ndërmarrje të ndryshme të fillojnë të furnizojnë komunikim të sigurt. Bosët shqiptarë të kr imit paguajnë para për njerëzit e IT për të punuar për ta dhe për të siguruar një komunikim të sigurt. Për ta është bërë si një lojë mace dhe miu, për të mos u përgjuar nga policia“, është shpprehur Artan Hoxha.

Burimi: www.express.co.uk

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKush janë dy shtetet qendra të përhapjes së koronavirusit sot për sot, ja sa arrin numri i vikt imave në ditë
Artikulli tjetërElisa Spiropali shpall fitoren një vit para zgjedhjeve: Vuloset fitorja historike e qarkut Tiranë për mandatin e tretë të PS