“Nuk do të zbulohet kurrë”/ Gjithë bota në kërkim të një vaksine kundër Covid-19, por ekspertët e OBSH-së japin lajmin e keq

Edhe pse e gjithë bota është në kërkim të një vaksine kundër Covid-19, ekspertët e OBSH-së janë skeptikë dhe thonë se kundër virusit Corona nuk do të zbulohet kurrë ndonjë “kurë çudibërëse”.

Advertisements

Shumë gjëra janë ende të pashpjeguara në lidhje me virusin Corona. Prandaj drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dhe Drejtori i Emergjencave i OBSH-së, Mike Ryan, paralajmërojnë autoritetet e të gjitha vendeve që të zbatojnë me rigorozitet rregulla standarde, si mbajtja e maskave, larja e shpeshtë e duarve, mbajtja e një distance fizike dhe testime për koronën.

“Mesazhi për njerëzit dhe qeveritë është i qartë: maska duhet të bëhet “simbol i solidaritetit” në të gjithë botën” – tha Tedros gjatë një konference për shtyp në Gjenevë. Rruga për rikthimin në normalitet do të jetë e gjatë.

Advertisements

“Nuk ka garanci për vaksinë efektive”

Sipas dy ekspertëve të OBSH-së kundër virusit Corona nuk do të zbulohet kurrë ndonjë “kurë çudibërëse”. Aktualisht janë në fazën e tretë vendimtare të zhvillimit klinik një numër vaksinash, “dhe të gjithë shpresojmë të kemi një varg vaksinash që mund të mbrojnë njerëzit nga infeksioni”, thanë Tedros dhe Ryan. Sidoqoftë nuk ka asnjë garanci për një vaksinë plotësisht efektive. Ndoshta vaksinat do të ofrojnë mbrojtje kundër SARS-CoV-2 vetëm për disa muaj.

Optimizëm nga Gjermania

Kurse ekspertët e Institutit “Paul Ehrlich” që është përgjegjës për miratimin e prodhimeve mjekësore në Gjermani dhe në këtë mënyrë edhe për vaksinat e reja, mendojnë krejtësisht ndryshe.

UK Uni Oxford meldet Durchbruch bei Corona-Impfstoff (picture-alliance/AP Photo/J. Cairns)
Presidenti i këtij instituti, Prof. Dr. Klaus Cichutek, tha në televizionin publik gjerman ZDF se është i sigurt që së shpejti do të ketë një vaksinë kundër virusit Corona. Rezultatet e para të studimeve klinike tregojnë që “disa vaksina vërtetë mund të nxisin një reagim specifik të imunitetit të njeriut ndaj SARS-CoV-2”, tha ai.

DW

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Fatkeqësisht do të kemi 2 ose 3 vikt ima në ditë”, mjeku anestezist i jep këshilla qeverisë(Video)
Artikulli tjetërSkandali me tenderin 80 milionë USD të uniformave, kallëzohen në SPAK Olta Xhaçka e Sandër Lleshaj, ja çfare pritet