Një asteroid që ka gjasa ta go dasë Tokën, ja çfarë thonë shkencëtarët

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën, ndërkohë nuk mungojnë as trazirat civile në shtete të ndryshme dhe pritet edhe zhvillimi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA , më 3 nëntor.

Advertisements

Por jo vetëm kaq, më 2 nëntor pritet që tokës t’i afrohet një asteroid. Qendra për Studime të Objekteve në Afërsi të Tokës (CNEOS), nga Laboratori i NASA-s, parashikoi se objekti qiellor do të kalojë pranë tokës një ditë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA, respektivisht më 2 nëntor. Asteroidi, për shkak të madhësisë së tij të vogël, nuk konsiderohet një “objekt potencialisht i rrezikshëm” .

“Asteroid 2018VP1 është shumë i vogël, afërsisht 6.5 metra dhe nuk paraqet asnjë kërcënim për Tokën. Nëse do të hynte në atmosferën e planetit tonë, ai do të shpërbëhej për shkak të madhësisë së tij jashtëzakonisht të vogël,” , tha NASA në një deklaratë.

Advertisements

“NASA është drejtuar nga Kongresi për të zbuluar 90% të asteroideve të tokës. Bazuar në 21 vrojtime që zgjasin 12.968 ditë, agjensia ka përcaktuar asteroidin. Ndoshta nuk do të ketë një ndikim të thellë. Mundësia që ajo të na godasë është vetëm 0.41%, tregojnë të dhënat”, thuhet më tej nga shkencëtarët.

Burimi: CNN

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakJa sa milionë euro në vit shpenzojnë shqiptarët për bare, restorante e hotele
Artikulli tjetër“Ne ia dalim mbanë”, premtimi që vulosi epokën e Merkel, çfarë ndodhi 5 vjet pas fjalisë së famshme