Zyrtarët lokalë në Florida kanë aprovuar lëshimin e 750 milionë mushkonjave të modifikuara gjenetikisht.
Advertisements
Qëllimi është që të zvogëlohet numri i mushkonjave që mbajnë sëmundje si denga ose virusi Zika.
Ky projekt i cili ishte planifikuar prej vitesh nxiti një debat me aktivistët e mjedisit, të cilët paralajmëruan se pasojat do të jenë të padëshiruara.
Aktivistët u shprehën se do të sjellë dëmtimin e mundshëm të ekositemeve dhe krijimin e mushkonjave hibride, rezistente ndaj insekteve.
Mirëpo, kompania e cila po merret me këtë projekt thotë se nuk do të ketë asnjë rrezik për njerëzit apo për mjedisin.
Plani për lëshimin e mushkonjave në vitin 2021 në Florida Keys, vjen disa muaj pasi mushkonjat e modifikuara u miratuan nga rregullatorët federalë.
Sipas ekspertëve vetëm mushkonjat femër kafshojnë njerëzit, sepse ato kanë nevojë për gjak për të proshuar vezë. Pra, plani është që të lirohen mushkonjat mashkull, të modifikuara të cilët më pas shpresojnë ekspertët se do të shkatërrojnë çdo pasardhëse femër para se të arrijnë në moshën e kafshimit.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!