Ndërsa situata sa vjen e rëndohet në Kakavijë, ku qytetarët kanë tre ditë që presin në radhë për të bërë tamponin si kusht për të kaluar kufirin në Greqi, njëri nga policët ka tentuar që të kalojë një makinë pa radhë. Kur qytetarët kanë parë këtë veprim skandaloz kanë rrethuar makinën me targa IHI 2992.
Advertisements
“Ndalu këtu o i korruptuar, mos ik, ja policia e shtetit!”, bërtet njëri nga qytetarët. Në vend që policia të qetësojë gjendjen e rënduar në Kakavijë dhe t’u vijë në ndihmë qytetarëve, krijon situata të tilla duke sjellë reagim dhe revoltim të qytetarëve. Polici që tentoi të kalonte makinën pa radhë është pezulluar nga puna.
Pas këtij lajmi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë Kufitare Kakavijë, A. Ç.
Advertisements
Ky i fundit, duke shpërdoruar detyrën, ka tentuar të kalojë jashtë radhe një automjet me targa greke, për në shtetin grek.
Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit njoftoi se ka nisur menjëherë hetimin disiplinor ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë.
Ndërkohë, për situatën e krijuar pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin tek homologët e policisë greke, këta të fundit kanë ndikuar në autoritetet shëndetësore greke dhe tashmë ka filluar të rritet lëvizja në drejtim të shtetit grek, pasi është shtuar personeli shëndetësor që kryen testet për COVID-19.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!