“Na është prerë një krah i fortë dhe energjik”/ Mesazhi prekës i shkollës për vde kjen e këngëtares fierake

Kolegët e shkollës “Pinellopi Piro” në Fier i kanë kushtuar një mesazh prekës mësueses së tyre, Rainita Pupi, e cila humbi jetën një ditë më parë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata shprehen se shkollës i është prerë një krah i fortë dhe energjik.

Advertisements

Postimi i shkollës:

I pabesueshëm, por fatkeqësisht i vërtetë, lajmi i zi që morëm mbrëmë. Kolegia jonë, zëvendësdrejtore Rainita, humbi jetën në përballje me virusin kobzi, që po endet këtyre kohëve nëpër Botë. Me Rainitën, nga ky virus, shënuam të gjithë nga një humbje tonën. Të pazëvendësueshme! Shkollës sonë iu pre një krah i fortë dhe energjik, i tillë që vështirë të zëvendësohet. Qytetit i iku një artiste energjike, e përkushtuar dhe gjithë pozitivitet, në kulmin e krijimtarisë dhe veprimtarisë së saj. Familjes i iku gruaja, nëna dhe gjyshja model, që secilin prej këtyre roleve familjare, e merrte me natyrshmërinë më të madhe. Me të njëjtën natyrshmëri sipërmerrte edhe rolet shoqërore dhe detyrimet si qytetare e angazhuar. Humbja e Rainitës është e disafishtë. I pamundur është misioni, që dhembja të përkthehet në fjalë që ngushëllojnë familjarët dhe miqtë e saj më të afërt, e megjithatë, në emër të kolektivit të shkollës i përcjellim ngushëllimet më të ndjera familjes. Në mënyrën më të pazakontë, iku një njeri jo i zakontë. Një njeri shumë i veçantë, për ne që e njohëm. I paharruar kujtimi yt, Rainita, mike dhe kolege e dashur. “Pinellopi Pirro” do të të kujtojë e do të ta çmojë gjatë pasionin, energjinë dhe përkushtimin që solle ndër ne, kolegë, prindër e nxënës.

Advertisements

Rainita Pupi, ndërroi jetë një ditë më parë, pasi ishte e infektuar COVID-19. Pavarsisht përpjekjeve, 52-vjeçarja nuk ka mundur që t’i mbijetojë pandemisë. Kohët e fundit familjarët e saj kërkuan ndihmë në media për mjekim më të specializuar për këngëtaren, e cila ishte pjesë e Ansamblit ”Myzeqeja”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEpidemiologu kryesor i Suedisë thirrje për qytetarët: Maskat janë shumë të rrezikshme, nuk mund të …
Artikulli tjetërE rëndë në Greqi, shqiptari humb jetën në vendin e punës