Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit që nuk e kanë marrë pagën e luftës, se kanë afat deri më 25 gusht, për të paraqitur ankesat.
Advertisements
TIRANË -Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dhënë një njoftim të rëndësishëm, për të gjithë ata që nuk kanë përfituar ende nga paketat ekonomike të qeverisë për COVID-19. Sipas njoftimit, të gjithë tatimpaguesit, kanë afat deri më 25 gusht për paraqitjen e ankesave.
Tatimet kanë ftuar gjithashtu qytetarët, që të kontrollojnë llogaritë në e-filling, të dhënat, për të parë nëse të dhënat janë plotësuar në mënyrë të saktë.
Advertisements
Njoftimi i Tatimeve
25 Gusht 2020, afati i paraqitjes së ankesave për përfitim të ndihmës financiare
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se data 25 gusht 2020 është afati i fundit i paraqitjes së ankesave për përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2.
Administrata Tatimore do të vijojë me procesin e trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara nga çdo tatimpagues apo individ duke siguruar korrektesën dhe përkushtimin maksimal për përfundimin nё kohё dhe sa mё parё tё këtij procesi brenda afateve tё caktuara.
Ftojmë të gjithë tatimpaguesit, tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, për të verifikuar mundësinë e korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, të individëve përfitues, për të cilët ky informacion ishte plotësuar në mënyrë të pasaktë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!