Mjeku Arjan Mezini e thotë hapur: Trajtimi i Covid-19 me plazëm nuk është mrekullia, ka raste qe …

Mjeku pneumolog Arjan Mezini, duke folur për situatën e Covid-19 në vendin tonë, ka thënë se trajtimi i të sëmurve me plazmën e të infektuarve më parë nuk është një mrekulli, nuk është trajtimi 100% efektiv.

Advertisements

Duke folur për gazetaren Ola Bruko, Mezini deklaroi se në botë ku ka pasur shumë raste studimore, herë ky trajtim ka funksionuar dhe herë jo.

Ai tha se dhe në Shqipëri, në 2-3 raste që i sëmuri është trajtuar me plazmën e një të infektuari më herët, 1 nga këto raste nuk ka rezultuar pozitiv.

Advertisements

“Trajtimi i të sëmurëve me plazëm nuk është 100% efektiv, jo çdo person me covid që trajtohet me plazmën e një të sëmuri më herët, shërohet. Pra plazma nuk është një mrekulli. Ka raste, në botë më shumë, por edhe në Shqipëri ku ka pasur 2-3 raste trajtimi me plazëm, në 1 rast të tillë nuk ka bërë punë fare, s’ka psur efekt. Sa më i fuqishëm imuniteti, aq më shumë ia del. Ajo që thashë, spitali nuk është zgjidhja. Jo vetëm tek ne, por në çdo vend të botës. Duhet të jemi të kujdesshëm, të zbatojmë ato 3 masa që tashmë dihen. Dhe qeveria shqiptare duhet të jetë më agresive, më efiçente të bëjë më shumë testime. Të shtohet numri i punonjësve”, ka thënë mjeku Mezini.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCOVID 19/ Mjeku Arjan Mezini: Shqipëria teston pak, kjo bën që infeksioni të dalë jashtë kontrollit
Artikulli tjetërKoronavirusi/ Përkeqësohet situata në Kosovë, shënohen 9 vik tima, ja rastet e reja