Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ka dënuar dje.gien e flamurit grek nga tifozët e Gjilanit, duke e quajtur veprim të turpshëm, ndërsa kërkoi nga autoritetet që të vendosin autorët para përgjegjësisë.
KOSOVË -Ministria e Jashtme e Kosovës ka dënuar djegien e flamurit grek nga tifozët e Gjilanit, pas humbjes 0-2 ndaj qipriotëve të Apoel Nicosia. Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, është shprehur se Kosova dhe Greqia kanë vendosur dialog praktik dhe po punojnë për ta thelluar më tej.
Advertisements
“Dënojmë fuqishëm çdo lloj akti fyes të simbolit kombëtar të cilitdo shtet, në rastin konkret të Greqisë. Kosova dhe Greqia kanë vendosur dialog praktik, kanë zyra ndërlidhëse në kryeqendrat e tyre dhe të dyja palët punojnë për të thelluar dialogun edhe më tej”, ka thënë përmes një deklarate, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Meliza Haradinaj Stublla.
Stublla më tej kërkoi nga autoritetet që të vënë para përgjegjësisë autorët e këtij veptimi, të cilin e ka quajtur të turpshëm dhe në kundërshtim të plotë me idetë e popullit të Kosovës. Djegia e flamurit grek është dënuar edhe nga ish-kryeministri Haradinaj dhe klubi i Gjilanit.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!