Manastirliu paralajmëron: Nëse numri i të infektuarve rritet përtej kapaciteteve tona…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi sot gjatë inspektimit në spitalin e Lezhës, se po vijon fuqizimi i spitaleve rajonale dhe përgatitja e tyre sipas skenarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për përballimin e situatës së Covid19.

Advertisements

“Sipas strategjisë të vjeshtë-dimrit, edhe nëse flukset do të shtohen përtej kapaciteteve tona të dedikuara për COVID, përfshi edhe COVID3 dhe COVID4, ku kemi rritur kapacitetet, nëse në një skenar që ne e kemi të parashikuar, do të jetë përfshirja e spitaleve rajonale, sipas një shkalle të përcaktuar, ndaj ne po punojmë për rritjen e kapaciteteve për të patur mundësinë që të mos mungojë asgjë përsa i përket trajtimeve të pacienteve në spitalet rajonale, të konfirmuar me COVID19 apo të dyshuar. Sigurisht kjo do të jetë në një moment të dytë. Strategjia jonë parashikon që këto skenare do të jenë të dedikuar, sipas numrave të të shtruarve në spital”, tha Manastirliu.

“Po fuqizojmë me aparatura mjekësore të teknologjisë së lartë jo vetëm spitalet universitare por edhe spitalet rajonale, ku shërbimi nuk ka munguar. Qytetarët vijojnë të marrin shërbime në spitalet tona, qoftë ato universitare, qoftë rajonale dhe qoftë ato bashkiake, duke siguruar për mjekët dhe infermierët masat mbrojtjes personale por dhe duke siguruar vazhdimësinë e shërbimit. Ne do të vijojmë që të rrisim stokun e materialeve të mbrojtjes personale”, tha Manastirliu.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe unazën në dorë dhe i ulur në gjunjë, reperi i njohur shqiptar i propozon për martesë partneres
Artikulli tjetërErion Veliaj shërohet nga Covid-19/ Kryebashkiaku merr përgjigjen e tamponit të dytë e rikthehet në detyrë, ja ç’ndodhi me gruan e tij