Dy makina janë përpl asur me njëra-tjetrën në rrugën e Rinasit e për pasojë janë pla gosur dy drejtueset të cilat janë dërguar në spital pasi kanë marrë disa lëndime.
Advertisements
Mësohet se një 22-vjeçare dhe një 30-vjeçare ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Më datë 07.08.2020, rreth orës 16:40, në rrugën e Rinasit, mjeti me drejtuese shtetasen S.U., 30 vjeçe, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen M.P., 22 vjeçe, ku për pasojë janë dëmtuar të dyja drejtueset e mjeteve, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Advertisements
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!