Manastirliu ka dhënë lajmin e bukur se tek një fosnjë vetëm 12 ditësh është kryer me sukses një operacion në zemër.
Advertisements
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë në faqen e saj në Facebook lajmin e mirë për një ndërhyrje me sukses tek një bebe 12 ditësh.
Manastirliu shkruan se ndërhyrja delikate është kryer nga ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, ku pavarësisht situatës së vështirë të pandemisë puna vijon pa u ndalur. Ajo ka publikuar edhe pamje nga salla e reaminacioni ku ndodhet foshnja, e cila tashmë gëzon shëndet të plotë.
Advertisements
“Një tjetër ndërhyrje delikate në zemër tek një fëmijë vetëm 12 ditësh është kryer me sukses nga ekipi i talentuar i kardiokirurgjisë në QSUT, ku puna vijon pa u ndalur, megjithë situatën e vështirë të epidemisë. Erzani i vogël gëzon shëndet të plotë#KrenarePërMjekët”, shkruan Manastirliu.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!